Kuvendi e nis punen me…pushim, kete jave s’ka parlament, njoftohen me SMS

Edhe pse Kuvendi filloi në mënyrë intensive duke patur disa seanca rresht deri në orët e para të mëngjesit, këtë të enjte nuk do të ketë një seance plenare.
Ky vendim është marrë në marrëveshje mes PS dhe PD. Mësohet se nuk do të ketë as mbledhje të grupeve parlamentare. Kjo bëhet e ditur nga një sms e dërguar drejt deputetëvë socialistë, ku u kërkohet që të përgatiten mirë për diskutimet e Aktit Normativ.
“Kolegë deputetë, me qëllim përgatitjen e mirë të diskutimeve për Aktin Normativ kam rënë dakord edhe me Kryetarin e Grupit të PD që seanca e ditës së enjte të mos zhvillohet. Për këtë qellim nuk do të këtë mbledhje grupi kësaj jave dhe as seance. Kohën në dispozicion shfrytëzojeni në zonat përkatëse për takimet me zgjedhësit dhe pjesëmarrjen në mbledhjet e asambleve socialiste dhe keshillat për procesin e zgjedhjeve në parti.” – shkruhet në sms-në drejtuar deputetëve socialistë. /Lapsi/