Deputeti i djathtë në Parlament, Lefter Maliqi thotë se Presidenti e bëri detyrën e tij duke shfuqizuar 30 qershorin si ditë për zhvillimin e zgjedhjeve lokale.
Ai pyet se kush mund të mbajë përgjegjësi nëse do të ketë përplasje, ndërsa shton se shteti nuk ka aq punonjës policie për të garantuar sigurinë në çdo qendër votimi.
Në një postim në Facebook, Maliqi thotë se Rama duhet të mobilizojë bandat e k.rimit.
Reagimi i plotë i Lefter Maliqit:
Lind Pyetja? Kush do i shmang konfliktet dhe përplasjen civile në 30 qershor? Kush do e mbaj përgjegjësinë po ndodhën viktima? Presidenti e beri detyrën e tij dinjitarë si sovran i popullit. Po kalorësi i Rilindjes? Lind pyetja? Populli në cdo qytet i del para në rrugë kalorësit dhe përplaset me 300 policë e gardist qe i merr nga Tirana.
Po në 30 qershor kur s’ka forca policie, ku ne çdo qendër votimi ka vetëm 1 Polic dhe ne çdo qark me 400-500 qendra votimi, jane vetem 20 polic në gatishmëri për ndërhyrje ne rast konflikti e përplasje civile ne cdo qënder votimi, ku parashikohet ne çdo qendër votimi te ngrihen mbi 20 veta dhe ne shkall qarku mbi 2000 veta dhe ne shkalle vendi mbi 100.000 veta.
Kalorës si do i menaxhosh këto situata kur ske as polic të gatshëm ,apo do thyesh kodin zgjedhor sdo lësh fare polic nëper qëndra votimi ,se ti je zoti spyet as per kod, as per ligj, as per institucione as per opozite as per socialist, ty të rroj rilindja.
Të jesh i sigurt kalores, mobilizo bandat e krimit si grupe te gatshme. Vetëm shqiptarët me dt 30 duan të shohin Ertv tende te famshme te cilës me 30 Qershor mund ti digjet ekrani dhe do vite të rregullohet.Mbahu kalorës,mos pi shume keto ditë leng qumshti të bardh,ndrysho ndonjëher ngjyren.Mos u ndal kalores jepi drejtim dt 30 do jetë dita e 3 ose e 4 dasmes suaj.Me trashegime dhe jete te lumtur.Korrikun e ke muaj mjalti me tao taon.