Skip to content
22 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Kush ka pus uji do vendosë sahat, sot miratohet ligji i ri- ja ç’parashikohet

ShkodraWeb 8 February, 2018
matesUji

JUXHIN MUSTAFARAJ/ Familjet që kanë në përdorim një pus uji, brenda 6 muajve, duhet të lidhin një kontratë me Ujësjellësin, për vendosjen e matësve të ujit ose do të përballen me ndëshkimet ligjore.

Maxhoranca do të miratojë sot ndryshimin ligjor për “Menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, ku parashikohet edhe vendosja e matësve të ujit për të gjithë personat, që posedojnë puse uji për qëllime familjare apo biznesi.

Propozimi i Ministrisë së Bujqësisë, sipas përfaqësuesve të shumicës, synon formalizimin e të gjithë shfrytëzuesve të ujërave nëntokësore. Gjatë diskutimit të ligjit në Kuvend, përfaqësuesi i qeverisë shpjegoi se ende nuk është vendosur një nivel për tarifat që do të aplikohen për konsumatorët që kanë në përdorim puse uji, por pritet që tarifa të jetë minimaliste pasi synon formalizimin.

Këto ndryshime ligjore, të propozuara nga qeveria, u shoqëruan me pakënaqësinë e fermerëve, të cilët, në një pjesë të madhe të tyre, kanë hapur puse uji për të mundë- suar ujitjen e produkteve të tyre. Opozita kërkoi në Kuvend përjashtimin nga këto ndryshime të familjarëve dhe fermerëve, por maxhoranca e rrëzoi këtë propozim. Sipas qeverisë, synimi kryesor i këtij ndryshimi ligjor është formalizimi për konsumatorët e ujit të pijshëm.

“Nisur nga problematika aktuale, ku një numër i madh subjektesh fizike apo juridike kanë hapur puse për shfrytëzimin e ujërave nëntokësore, ka lindur nevoja e formalizimit të kësaj veprimtarie nëpërmjet lehtësimit të procedurave të formalizimit të tyre.

Afati, brenda të cilit subjekteve iu jepet e drejta e formalizimit, do të jetë brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi e ligjit. Subjektet që vetëdeklarojnë veprimtarinë e tyre brenda afatit të përcaktuar, nuk do të ndëshkohen për kundërvajtjen administrative të kryer”, thuhet në propozimin e bërë nga qeveria. /panorama.com.al/

Post navigation

Previous: 200 ditët e Princ Vidit në Shqipëri, historia e panjohur deri më sot
Next: Deputeti demokrat i kujton burgun ministres Gjonaj: Në burgun 313 një qeli është lënë bosh…

TË FUNDIT

lola cerku thethi 2026

NGA LOLA ÇERKU – Në takim me Ramën për “Paketën e maleve” nuk ishte “i gjithë Thethi”…

ShkodraWeb 22 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 22 korrik 2026…

ShkodraWeb 22 July, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 22 korrik 2026…

ShkodraWeb 22 July, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Situata me furnizimin me ujë të pijshëm në Shkodër, reagon deputeti i PD- së Kliti Hoti… 22 July, 2026
  • NGA LOLA ÇERKU – Në takim me Ramën për “Paketën e maleve” nuk ishte “i gjithë Thethi”… 22 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • “Shtigje që kryqëzohen”, kur arti shndërrohet në një dialog mes kujtesës, identitetit dhe vizionit… 21 July, 2026
  • EMRAT – Gjykata e Lartë shpall kandidatët për anëtar të KLGJ, mes tyre edhe gjyqtari i njohur shkodran 21 July, 2026
  • STATISTIKAT – Rekord punësimi i të huajve, arrin 22 mijë shtetas, Shqipëria nuk ka punëtorë… 21 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.04_29_43_15.Still070

VIDEO – Situata me furnizimin me ujë të pijshëm në Shkodër, reagon deputeti i PD- së Kliti Hoti…

ShkodraWeb 22 July, 2026
lola cerku thethi 2026

NGA LOLA ÇERKU – Në takim me Ramën për “Paketën e maleve” nuk ishte “i gjithë Thethi”…

ShkodraWeb 22 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 22 korrik 2026…

ShkodraWeb 22 July, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 22 korrik 2026…

ShkodraWeb 22 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.