Ka reaguar prerë Kryeministri Edi Rama, pas protestës së bërë mëngjesin e sotëm nga ana e personelit të Urgjencës së Lezhës, që u shprehën të indinjuar dhe zhgënjyer me shpërblimin e marrë prej 5 mijë lekësh.
Me nje shenim ne llogarine e tij ne Tuiter, Rama thekson se e ka thene shqip se kush do te marre shperblimin 1 mije euro mbi pagen.
“Kush ka ngatërruar vijën e zjarrit në spitalet Covid e në autoambulanca, me detyrën e bluzës së bardhë në territor, duhet të kthjellohet e të mos turpërojë bluzën e bardhë”- shkruan Rama.
Nje mesazh e ka edhe per ata qe sipas tij, nxisin nga jashte kerkesat per shperblime pa asnje sens.
Reagimi i Rames
Unë e kam thënë shqip që do të paguajmë 1000€ mbi pagën për mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit! Kush ka ngatërruar vijën e zjarrit në spitalet Covid e në autoambulanca, me detyrën e bluzës së bardhë në territor, duhet të kthjellohet e të mos turpërojë bluzën e bardhë!
Kush i nxit nga jashtë kërkesat për shpërblime pa asnjë sens bën politikën e mbrapshtë që ka bërë gjithnjë dhe do ndëshkohet nga populli, kush nga brenda bëhet mashë politike cënon misionin e shenjtë e moralin e bluzave të bardha në këtë luftë dhe nuk do të justifikohet në vijim!