Kush jemi ne

ShkodraWeb eshte nje portal informativ dhe argetues, i cili startoi me 14 korrik 2017. Ne morine e portaleve te ngjashme, ShkodraWeb tenton te futet me parimin “E Verteta nuk negociohet”. Portali administrohet direkt ose indirekt nga nje numer i kufizuar i punonjesve te medias si: gazetare, operatore, IT etj. Synimi i ketij portali eshte te rritet dhe te behet i pranishem dhe me peshe ne te gjithe hapesiren e internetit. Prioritet i tij jane lajmet nga Shkodra, Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Europa e Diaspora.

Qe ne hapat e pare, kemi qene rigoroz ne disa parime, sic eshte citimi i burimit te lajmit. Per mundesite qe kemi aktualisht, ne bashkepunojme me shume portale te ngjashme, duke marre dhe duke na marre informacion. Ne pjesen derrmuese te postimeve tona, kur nuk kane qene lajme te prodhuara nga ne, kemi vendosur burimin e informacionit nga eshte marre. Po keshtu, me marreveshjen e disa portaleve per te vendosur edhe iperlink, ne e kemi zbatuar dhe do ta zbatojme aty ku ai eshte i pranishem. Te njejten gje kemi kerkuar dhe kerkojme edhe ne per informacioet qe merren nga portali ShkodraWeb.

Politika editoriale e ShkodraWeb ka qene qe ne diten e pare “nje hapesire informative qe mund te shfrytezohet nga te gjithe”. E kemi deklaruar dhe e deklarojme publikisht se: ShkodraWeb nuk ka as bindje politike, as sociale, as fetare te percaktuara! Cdokush ka qene eshte e do te jete i mirepritur te percjelle opinionin e tij per cdo gje qe ai e cileson te rendesishme. Po ashtu, kemi qene te hapur per cdo raportim me tekst, foto apo video qe ka ardhur ne redaksine tone, i cili eshte publikuar me besnikerine maksimale ndaj origjinalit qe ka ardhur. Kete linje do te ruajme deri ne sekonden e fundit qe ShkodraWeb do te ekzistoje.

Stafi i ShkodraWeb