
Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në banesën e Nazmi Demerxhiu, Drejtor i Paraburgimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Ngjarja ka ndodhur ne afersi te fshatit Ahmetaq të Fushë Krujë. Mesohet se eksplozivi ka shpërthyer në oborrin e baneses se tij, ndersa gjate shperthimit e gjithe familja ka qene ne banese, por nuk raportohet per persona te lenduar. Ka nisur hetimi për të zbuluar autorët dhe nëse ngjarja ka lidhje me detyrën e Demirxhiut.
Ndërkohë, mësohet se në vitin 2010 Nazmi Demerxhiun ka qenë i arrestuar, i akuzuar për shpërdorim i detyre, pasi në këtë periudhë kur ai ka qenë Drejtor në Burgun e Lezhës, është arratisur një i burgosur, Admir Tafili, i cili kishte përfituar nga leja disaorëshe që i ishte dhënë nga burgu i Shënkollit në Lezhë. Por më pas, ai është shpallur i pafajshëm nga Prokuroria dhe është lënë i lirë.
Njoftimi i policise
Më datë 20.04.2018, rreth orës 21:30, tek “Ura e Gjoles” ka ndodhur një shpërthim jashtë banesës së shtetasit N.D., nga një lëndë plasëse e dyshuar eksploziv.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.