Raporto TI

Kush është shqiptaro- amerikani nga Malësia e Madhe që refuzoi ofertën e presidentit Donald Trump…

Peter Lumaj është kandidati republikan për guvernator në zgjedhjet në SHBA, por pak kush e di se ai është me origjinë shqiptare. Lumaj madje është me origjinë nga Malësia e Madhe. Lumaj ka treguar së fundmi se presidenti i SHBA, Donald Trump i ka ofruar të bëhet ambasador i SHBA-së në Shqipëri.

I larguar nga sistemi komunist shqiptar 30 vite më parë, Lumaj  ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në Amerikë.

Ai ka treguar rreth propozimit që iu bë: “Më është ofruar për të qenë ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. E refuzova, sepse mendoj se mund t’i shërbej shtetit më mirë duke qenë jashtë tij.”

Mbrëmjen e djeshme Lumaj, i cili është me profesion avokat, refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të bëra nga reporterët rreth ofertës së bërë nga Trump, duke thënë se i duhej të largohej për një tjetër fushatë.