ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Kush është shkodrani i vënë në pranga nga Interpol Tirana 12 vite pas shpalljes në kërkim nga drejtësia italiane…?

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Interpol Tirana, ka arrestuar në Rinas një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Organizatë k.riminale” dhe “T.rafik i lëndëve n.arkotike”. Në pranga ka rënë Domi Vuksani alias Nikel Vuksani, 40 vjeç, lindur në Shkodër, i dënuar nga drejtësia italiane me 12 vjet burg.

Loading...

Shërbimet e Komisariati të Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas verifikimeve të imtësishme të bërë në sistem të të dhënave të 40-vjeçarit, i cili kishte ndërruar gjeneralietet me qëllim shmangien e dënimit në Itali, kanë bërë arrestimin e tij provizor me qëllim ekstradimi në Itali.

Shtetasi Domi Vuksani ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në vitin 2014, pasi Gjykata e Firences/Itali e ka dënuar me 12 vjet burg për veprat penale “Organizatë k.riminale” dhe “T.rafik i lëndëve n.arkotike”.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.