Kush është polici nga Shkodra i ndaluar nga kolegët, dyshohet se falsifikoi praktika për pajisje me pasaportë biometrike (emri)

Loading...

Një punonjës policie është ndaluar ditën e sotme në Shkodër, pasi akuzohet se ka falsifikuar proceduarat për pajisje të një shtetasi me pasaportë biometrike. Sot është ekzekutuar masa e sigurimit të vendosur nga Gjykata, pas një hetimi që është kryer nga Prokuroria Shkodër.

Sipas informacioneve me shkresën nr.2033 Prot., datë 19.08.2016, Komisariati  i Policisë  Malësi e Madhe ka përcjell në Bashkinë Koplik 12 praktika të personave që kanë aplikuar për t`u pajisur me pasaportë biometrike.

Ditën në fjalë, sipas procesverbalit përkatës të këqyrjes, ne Kom e Pol.M.Madhe ka qenë në detyrë si patrulle oficeri Faik Ujka. Po ashtu, sipas procesverbalit të këqyrjes së regjistrit ne ZGJC Koplik rezulton se praktikat me shkresën nr.2033 Prot., datë 19.06.2018 janë dorëzuar nga punonjësi i policisë Faik Ujkaj.

Veprat penale për të cilat akuzohet Ujkaj janë, shpërdorimi i detyrës dhe falsifikimi i dokumentave.

Loading...