Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në “Facebook” ka publikuar një foto ku shikohet pranë të birit të tij Zaho. Përbri fotos Rama shkruan “Kur dëgjon pyetje të vështira?”.
Mesa duket i biri e ka vënë përballë “vështirësisë” për t’iu përgjigjur pyetjeve të tij. Kështu Rama duket një prin shumë i preokupuar dhe se ka treguar që fundjavën po e kalon pranë familjes./panorama/