Skip to content
14 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Kush është Papa i ri i besimtarëve katolikë të globit, do të jetë i 267- ti që ulet në fronin e Shën Pjetrit në Vatikan

ShkodraWeb 8 May, 2025
papa i ri 2025

Besimtarët katolikë në mbarë globin, kanë tashmë Papën e ri, Atin e Shenjtë që është edhe ipeshkvi i Romës, sipas traditës. Ka qenë kardinali Dominique Memberti, 73 vjeç, ai që patra besimtarëve në sheshin “Shën Pjetër” në Vatikan ka shpallur emrin e Papës së ri, pasues i Papas Françeskut që ndërroi jetë disa ditë më parë.

Papa i ri i besimtarëve katolikë të mbarë botës, i 267- ti në radhë, është Robert Francis Prevost, 70- vjeç, amerikan, i cili do të quhet Papa Luani XIV.

Papa i ri, Robert Prevost

Ai u zgjodh në votimin e katërt të Konklavës me 133 kardinalë me të drejtë vote në votimin e katërt të tyre, pasi 3 votimet e para kishin prodhuar “tym të zi” nga oxhaku i famshëm i Vatikanit.

Por, çfarë ndodh pas këtij njoftimi të shumë pritur nga mijëra besimtarë në të gjithë botën?

Pasi një kardinal ka arritur 89 vota, që janë dy të tretat e numrit të votave të nevojshme për zgjedhjen, kolegët e tij shpërthejnë në duarrokitje, ndërkohë që numërimi vazhdon deri në fund. Kur rezultati është i sigurt, kardinali më i ulët i rendit të diakonëve i bën thirrje Masterit të Liturgjisë dhe Sekretarit të Kolegjit Kardinalor.

Në këtë moment, kardinali më i lartë i rendit të peshkopëve pyet Papën e zgjedhur me një pyetje solemne: “Acceptasne electionem de te canonice factam in Summum Pontificem?” “A pranon zgjedhjen si Papa i Ri?”.

Megjithëse mund të duket një pyetje retorike, historia ka treguar raste të rralla ku Papa i zgjedhur ka refuzuar, si për shembull Papa Adriani II, i cili pranoi vetëm në konklavin e tretë, pas refuzimeve të dyja herëve të tjera për shkak të përulësisë.

Nëse Papa i ri pranon, kardinali e pyet: “Quo nomine vis vocari?” “Si dëshiron të quhesh?”.

Pas këtij momenti, Papa i ri e zbulon emrin që ka zgjedhur. Ndërkohë, procesi vijon me shkrirjen e kartave të votimit në furrë dhe prodhimin e tymit të bardhë që njofton përfundimin e konklavit dhe zgjedhjen e Papa të ri. Kjo është shenjë që u shpall në Sheshin e Shën Pjetrit.

Pas përfundimit të konklavit, Papa i ri tërhiqet në të ashtuquajturën “Dhomën e lotëve”, një emër që i është dhënë hapësirës private pas ritit, ku Papa pritet të ndiejë emocione dhe ngarkesën e përgjegjësisë që ka marrë mbi supe.

Kjo është gjithashtu koha kur Papa i ri përgatitet për të dalë publikisht para besimtarëve, duke u veshur me rrobat solemne që i përshtaten figurës së tij, duke u paraqitur në ballkonin e Bekimeve të Bazilikës së Shën Pjetrit.

Në këtë moment, para se të dalë përpara publikut, mblidhen për lutjen solemne për Papa të ri, dhe pas kësaj, intonohet himni “Te Deum”, që shënon fundin e konklavit. Pas kësaj, përgatitet dhe festa e nisjes së pontifikatit, ku udhëheqësit e botës dhe besimtarët e përshëndesin Papa të ri.

Ky është një moment historik dhe ngjarje solemne, që pason një ceremoni me simbole të rëndësishme, si palliumi dhe unaza e peshkatarit, simbolizuar si një fillim i vërtetë i shërbesës papale. Dikur, kjo ka qenë e njohur si “intronizimi” ose “kurorëzimi”, një simbol i fuqishëm i autoritetit papal.

Post navigation

Previous: MINUTA E FUNDIT – Del tym i bardhë nga Vatikani, Konklava zgjedh Papën e ri të besimtarëve katolikë…
Next: VIDEO – Kryeministri Edi Rama firmos për mandatet e PS- së, ja sa deputetë do të ketë pas 11 majit 2025

TË FUNDIT

shorti superliga 2026-2027

Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun

ShkodraWeb 13 July, 2026
koceku flamingot

“Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze

ShkodraWeb 13 July, 2026
padia pd west 2026

DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West

ShkodraWeb 13 July, 2026

TË FUNDIT

  • Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun 13 July, 2026
  • “Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze 13 July, 2026
  • DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West 13 July, 2026
  • Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat… 13 July, 2026
  • STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj… 13 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte… 12 July, 2026
  • NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur 12 July, 2026
  • VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje… 12 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shorti superliga 2026-2027

Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun

ShkodraWeb 13 July, 2026
koceku flamingot

“Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze

ShkodraWeb 13 July, 2026
padia pd west 2026

DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtjefen zici gjykata shkoder 2026

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat…

ShkodraWeb 13 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.