Janë 4 persona që kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit nga COVID-19, dy prej tyre për fat të keq në një moshë relativisht të re, dy zonja 57-vjeçare nga Shkodra e Dibra.
Një prej tyre është Gonxhe Rexhepi, ish- volejbolliste e klubit të Vllaznisë, e cila nuk mundi të fitonte betejën me korona virusin me gjithë përpjekjet e mjekëve.
Dy personat e tjerë që humbën jetën janë një pacient 75-vjeçar nga Durrësi dhe një paciente 81-vjeçare nga Tirana. /BW/