Kush është bisnesmeni shkodran që i ka “rrëmbyer” zemrën vajzës së Eli Farës, planet e Marinës për dasmën…

Vajza e vetme e këngëtares Eli Fara, Marina Fara, i është dorëzuar dashurisë, ndërkohë që ka prezantuar për herë të parë partnerin e saj. Miq të Marinës që janë në dijeni të historisë së saj të bukur të dashurisë kanë uruar çiftin, ndërkohë që nga komentet e tyre kuptohet se ata po planifikojnë dasmë së shpejti.


E lumtur brenda në makinë, ajo ka bërë këtë foto për ta postuar në “Instagram” dhe për të thyer heshtjen e lajmeve nga jeta private, duke deklaruar kështu se tashmë nuk është më single.

E ndërkohë që Marina postoi foton duke pozuar me të dashurin e saj, vëmendjen më të madhe e mori komenti i nënës së saj, Eli Fara, e cila dërgoi emojin e dy fytyrave të buzëqeshura.

Përveç miratimit të saj, ajo ka marrë shumë komente të ndryshme nga miqtë e shumtë, të cilët kanë zbuluar sekretin e tyre, që ata po planifikojnë dasmë së shpejti dhe do të shkojnë në altar duke i dhënë fund beqarisë.

Po kush është djali simpatik, të cilin Marina e mbajti sekret për ca kohë derisa kushtet të piqeshin mes tyre dhe ata të dilnin hapur. Ai quhet Alis dhe është një biznesmen nga Shkodra. Sipas mikeshave të ngushta të Marinës, thuhet se edhe ceremoninë e dasmës ata do ta organizojnë në këtë qytet, sipas traditave.

Mbështet ShkodraWeb Media

Çifti janë njohur mes miqve të përbashkët dhe tashmë Marina është prezantuar si “nusja në Shkodër” e familjarëve të Alis. Kujtojmë që Marina u shfaq në ekran së fundi, gjatë një rrëfimi që Eli bëri për Ardit Gjebrenë, ku rrëfeu për herë të parë historinë e divorcit me babanë e Marinës, dhe si vazhduan jetën të dyja pranë njëra-tjetrës.

Edhe pse është një juriste që ka shumë ndjekës si modele “Instagram”-i, Marina Fara kohët e fundit ka qenë në qendër të mediave rozë, më së shumti për jetën private.

E dy vite pasi i dha fund një lidhjeje të komentuar gjatë në media, vajza e vetme e këngëtares Eli Fara iu rikthye këtë verë jetës me pushime e qejf. Në rrjetet sociale, ajo shfaqej super në formë, duke kaluar verën mes argëtimeve në det. Në fotot që poston shihet se e ka kthyer trupin në super formë, poza në të cilat merr shumë komplimente.

Marina, edhe pse në profesion juriste, në rrjetet sociale arriti ta kalojë edhe famën e nënës së saj artiste. Duke qenë se bën një jetë plot udhëtime, në intervistat e fundit ajo është shprehur: “Më pëlqen shumë të udhëtoj, pasi është një ndër hobit e mia, gjë e cila mua më bën të ndihem mirë. Herë pas here e ndiej të nevojshme të udhëtoj”.

Për konceptin që ka për dashurinë e vërtetë, ajo thotë se: “Jeta do të ishte shumë e thjeshtë dhe ndoshta jo kaq e bukur, nëse do të dinim nga fillimi si do të ishte përfundimi. Dashuria është një nga ndjenjat më të bukura dhe të pastra që ekziston”.

Po martesa, a është në planet e saj? Martesa, për mua, fillimisht është një premtim, që të dyja palët duhet të bëjnë maksimumin për ta bërë atë të funksionojë dhe të jenë të lumtur, aq më tepër kur, sipas zgjedhjes, njerëzit vendosin të sjellin jetë të reja, detyrimi për t’iu përkushtuar duhet të jetë akoma dhe më i madh. Por kjo do të ishte në një situatë perfekte, ndërkaq që në jetë jo çdo gjë është perfekte dhe dy njerëz s’mund të mendojnë njësoj”, është shprehur ajo.

Ndërkohë në fotot që poston nga plazhi i Durrësit e deri në Jug, herë pas herë shihet në shoqërinë e nënës së saj artiste, së cilës ia shpreh dashurinë shpeshherë publikisht.

Ndërkohë, tani presim foto të tjera nga i dashuri i saj me profil serioz, që s’ka lidhje me djemtë e “Instagram”-it plot muskuj e tatto. Me sa duket, kësaj here Marina Fara ka qëlluar në shenjë dhe do t’i realizojë më në fund dëshirën nënës së saj, Eli, për t’u veshur nuse, e për të sjellë në jetë fëmijën e parë nga kjo martesë që pritet shumë shpejt me të ftuar VIP. /PanoramaPlus/

ShkodraWeb Channel