Skip to content
22 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Kush e spiunoi Aleksandër Meksin, ish-Kryeministri: Edhe dhuratat që të sillnin i blinin me lekët e Sigurimit

ShkodraWeb 20 February, 2018
meksi0

Ish-Kryeministri dhe themeluesi i Partisë Demokratike, Aleksandër Meksi, është njohur dy ditë më parë me dosjen e përgatitur ndaj tij nga ish-Sigurimi i Shtetit. Ish-kryeministri Meksi, duke tërhequr dosjen në Autoritetin e Dosjeve.

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka vendosur t’i përgjigjet kërkesës që ish-Kryeministri Meksi kishte bërë prej disa muajsh në këtë institucion.

Në një rrëfim ekskluziv për “Panorama”, ish-Kryeministri Meksi pohon se “leximi i dosjes që ish-Sigurimi i Shtetit ka përgatitur për të nuk është ndonjë kënaqësi e madhe”. Meksi thekson se ka qenë i ftohtë në leximin e dosjes së tij duke parë me kuriozitet detaje që më parë nuk i ka njohur në lidhje me të.

Për ish-Kryeministrin që drejtoi qeverinë e djathtë në periudhën 1992-1997, pa u zhvilluar procesi i lustracionit, hapja e dosjeve do të jetë një proces i papërfunduar. “Hapi i parë dhe më i rëndësishëm është lustracioni. Hapi i dytë është hapja e dosjeve për aq sa kanë mbajtur. Pa lustracion, hapja e dosjeve është një proces i papërfunduar”, deklaron Meksi. Sipas themeluesit të Partisë Demokratike, debatin për hapjen e dosjeve po e zhvillojnë njerëz që nuk e njohin periudhën e komunizmit në Shqipëri.

“Mjafton të shohësh moshën e popullsisë shqiptare. I bie që mbi 40-45% janë ata që njohin komunizmin dhe tranzicionin. Pjesa tjetër e popullsisë nuk e njeh periudhën e komunizmit. Problemi më i madh është që, pikërisht kjo pjesë e popullsisë që nuk e njeh atë periudhë është ajo që flet më shumë, të jep mend dhe të kërkon llogari. Pra, është më shumë një çështje nervore. Check-up duhet bërë për trutë dhe jo për zemrën mesa duket”, sqaron ish-Kryeministri për “Panorama”.

Aleksandër Meksi ka qenë një nga iniciatorët për hartimin e ligjit të lustracionit që nga koha kur ishte nënkryetar i Parlamentit dhe më pas në detyrën e Presidentit. Në debatin e zhvilluar në vitin 2014, kur në Kuvend kishte ardhur një projektligj për hapjen e dosjeve, Meksi theksoi se “kundër atij ligji mund të jenë vetëm mëkatarët e regjimit nga njëra anë dhe nga ana tjetër, ata që rrojnë duke i përdorur këta përmes shantazhit në dëm të Shqipërisë dhe të shqiptarëve”.

Tashmë që në Shqipëri është krijuar një Autoritet për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ishKryeministri insiston se duhet bërë lustracioni. Sipas Meksit, shqiptarët ranë në grackën e sigurimsave duke kërkuar me insistim hapjen e dosjeve.

“Duhet të bëhet lustracioni. Për fat të keq, shqiptarët ranë në grackën e sigurimsave dhe kërkuan hapjen e dosjeve. Me mendimin se do gjenin njerëzit e tyre të afërt në ato dosje. Respektohet më shumë një oficer sigurimi se sa një që ka shpëtuar për qime. Ca gjëra duhen thënë shqip. Këtu po luhet me lënien e shqiptarëve në dorë të ligjeve. Pra, këtu pranohet që një deputet të jetë spiun. Pranohet që një komandant kufiri të jetë spiun.

Pranohet që një shef komisariati të jetë dikush që ka qenë operativ sigurimi. Është shumë më keq kur flasim për një operativ të sigurimit se sa për një spiun. Asnjë nuk e di që edhe kur të vinin në shtëpi, lekët që të sillnin një dhuratë ia jepte Sigurimi i Shtetit. Kontrolloheshin me teknikë operativë, nëse i thoshin ato gjëra siç i thoshte Sigurimi i Shtetit apo jo. Këta qenë skllevër të Sigurimit dhe këta të vetmit që ndëshkohen”, rrëfen ekskluzivisht për “Panorama”, ish-Kryeministri Aleksandër Meksi.

Post navigation

Previous: Prokurorja Marku “braktis” Shkodrën, vendoset në shtëpinë me qera të paguar nga qeveria
Next: “Më gostiti me makiato”, Robert Ndrenika tregon takimin me Veliajn, thumbon gazetarët

TË FUNDIT

thoma gellci zgjedhje 2026

NGA THOMA GËLLÇI – Zgjedhjet që rrëzuan shtetin…

ShkodraWeb 26 May, 2026
at nikoll kolaj dajc 2026

FOTO – Hapet pas 70 viteve varri i At Nikollë Kolaj, fratit që njihej si mrekullibërës i madh në zonë e më gjërë

ShkodraWeb 22 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Situata me furnizimin me ujë të pijshëm në Shkodër, reagon deputeti i PD- së Kliti Hoti… 22 July, 2026
  • NGA LOLA ÇERKU – Në takim me Ramën për “Paketën e maleve” nuk ishte “i gjithë Thethi”… 22 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • “Shtigje që kryqëzohen”, kur arti shndërrohet në një dialog mes kujtesës, identitetit dhe vizionit… 21 July, 2026
  • EMRAT – Gjykata e Lartë shpall kandidatët për anëtar të KLGJ, mes tyre edhe gjyqtari i njohur shkodran 21 July, 2026
  • STATISTIKAT – Rekord punësimi i të huajve, arrin 22 mijë shtetas, Shqipëria nuk ka punëtorë… 21 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.04_29_43_15.Still070

VIDEO – Situata me furnizimin me ujë të pijshëm në Shkodër, reagon deputeti i PD- së Kliti Hoti…

ShkodraWeb 22 July, 2026
lola cerku thethi 2026

NGA LOLA ÇERKU – Në takim me Ramën për “Paketën e maleve” nuk ishte “i gjithë Thethi”…

ShkodraWeb 22 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 22 korrik 2026…

ShkodraWeb 22 July, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 22 korrik 2026…

ShkodraWeb 22 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.