E qeshur ne pamje, mes grash eshte shfaqur sot ne rrjetet sociale, Majlinda Bregu, duke dhene edhe nje mesazh te forte. Me një status në Instagram, teksa ka postuar foto nga angazhimi i saj i radhes, duke promovuar aktivitetin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal për kauzën e grave në muajin mars, jep kete mesazh.
“Marsi nis me Grate! “NE” po fillon me Nadën …. Grua mahnitëse, e testuar nga zjarri dhe zjarri doli i humburi! Sic thotë dhe Nada : “Nëse doni të keni sukses, zgjidhni betejën e duhur. Kurrë mos lufto me një derr! Derri do të kënaqet, por ti do të bëhesh pis “. Na ndiqni, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal – RCC. Dëgjojini gratë”, ka shkruar Bregu.