Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Kurbani” i Edi Ramës përkthehet dhe del në shitje edhe në Itali…

ShkodraWeb 19 April, 2018
kurbaniRamaItali

Libri ‘Kurban’ i kryeministrit Edi Rama është përkthyer në gjuhën italiane me titullin “Il Sacrificio”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri përmes një një postimi në rrjetin social Facebook që në orët e para të ditës: “Mirëmëngjes dhe me librin e sapodalë në libraritë italiane ju uroj një ditë të mbarë.”.

Ndërsa parathënia e librit të Kryeministrit është shkruar nga Daria Bignard, në kopertinën e tij lexohet: “Ishte viti 2000, Tirana nuk ishte aspak ajo që është sot. Ky libër që duket sikur është shkruar për të kaluarën e Edi Ramës si kryetar i Bashkisë së Tiranës, në të vërtetë i drejtohet së ardhmes. Tek riprodhon një Shqipëri që degradon çdo ditë e më shumë, ai e godet mu në zemër vuajtjen tonë dhe duket sikur thotë: unë s’do ta bëja kështu.”.

Libri ‘Kurban’ u botua në vitin 2011, kur Rama humbi zgjedhjet për bashkinë e Tiranës. Rezultati ishte shumë i ngushtë. Në numërimin e parë, Rama ishte para kundërshtarit me vetëm 9 vota.Më pas Partia Demokratike bëri një ankesë për rinumërimin e votave të pavlefshme…

Rama vendosi të shkruajë dëshminë e situatës në Shqipëri duke përballur vizionin e tij në modernizimin e Tiranës dhe Shqipërinë me Berishën autoritar. Rama ka bërë disa promovime të këtij libri brenda dhe jashtë vendit. Në një promovim të 2013-ës në Tiranë Rama është shprehur edhe për motivet e botimit të këtij libri:  “Kam ecur para duke kujtuar. Si për të shlyer një borxh. Në radhë të parë ndaj nënës, fëmijëve dhe gruas sime, që e marrin çdo ditë në lëkurën e tyre koston e të qëndruarit tim brenda vorbullës së fortë ku ndodhem që kur kam hyrë në politikë. Ndaj bashkëpunëtorëve, miqve, mbështetësve, të njohur a të panjohur. Ndaj kujtdo që bëri diçka për mua në rrugëtimin e njëmbëdhjetë vjetëve më të bukur të jetës sime – janë shumë që bënë vërtet shumë apo fare pak, sadopak, nga fare pranë ose nga shumë larg. Të gjithëve u ndiej një borxh. Më ngjan sikur kam dal publikisht lakuriq. E di, siç e dini edhe ju, që s’e kam për herë të parë, po çdo lakuriqësi ka një dobësi të vetën që të bën të ndjehesh i kërcënuar. E nëse ka një gjë që më tremb më shumë tani që çka kam shkruar e keni ju në dorë, nuk është që ky libër edhe mund të mos ju pëlqejë. Kjo do ishte gjysma e së keqes.”, shkruan Edi Rama.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Gjyqi i kuksianëve në Shkodër, kryebashkiakja Ademi ka një mesazh: “Drejtësia” ka rastin të dalë mbi presionet politike
Artikull pasardhës: Tentoi të vrasë bashkëfshatarin, ekstradohet nga Greqia pas 20 viteve 56- vjeçari (emri)

TË FUNDIT

arben frroku

Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
laura colturi 2026

Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant

ShkodraWeb 15 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.