“Kur vdes babai bëhesh burrë, kur vdes nëna bëhesh fëmijë”, Edi Rama kujton prindërit në 1- vjetorin e Anetës…

Një vit më parë u nda nga jeta Aneta Rama, nëna e kryeministrit Edi Rama. Sot, në përvjetorin e parë kryeministri i ka kujtuar të dy prindërit që nuk rrojnë, babanë Kristaq dhe nënën Aneta. Ai ka zgjedhur pak fjalë, vetën një fjali për ti kujtuar, duke i shoqëruar edhe me dy foto të varrit ku prindërit prehen:

“Kur vdes babai bëhesh burrë, kur vdes nëna bëhesh fëmijë dhe kur të dy të shohin nga lart, lutesh të jesh i denjë për dashurinë e tyre…”, shkruan në publikimin e tij në Facebook kryeministri Rama.


Një vit më parë, u shua në moshën 82-vjeçare Aneta Rama, e ëma e kryeministrit Edi Rama. Lajmi u dha nga vetë kryeministri, i cili përmes një postimi në Facebook, njoftoi se e ëma ka ndërruar jetë. Duke e quajtur të ëmën “dritën dhe gurin këndor të shtëpisë”, Rama ka rrëfyer edhe për lidhjen e fortë me të.

Për shkak të pandemisë COVID-19, ai dhe i vëllai, Olsi Rama, iu dërguan një mesazh miqve dhe dashamirësve se për shkak të pandemisë nuk do të ketë një ceremoni pritjeje dhe homazhesh. Ceremonia mortore u zhvillua në orën 17:00, ku të paktë ishin të afërmit që morën pjesë për shkak të pandemisë.