
Kliti Hoti njihet prej shumë e shumë vitesh si një nga tifozët kuqeblu më “të thekur”. Është ndjekës dhe mbështetës i rregullt i të gjitha ekipeve kuqeblu të Vllaznisë, në çdo sport. Natyrisht, nuk do të mungonte as në ndeshjen Vllaznia- Dinamo në “Arena Kombëtare”.
“Në tribunë, aty ku rrah zemra kuqe e blu. Vllaznia na bëri krenarë edhe një herë: me lojë, me shpirt, me fitore! Kur luan Vllaznia, luan Shkodra vetë. Përjetë me ty!”, shkruan Kliti Hoti në publikimin e tij në përfundim të ndeshjes ku Vllaznia siguroi finalen e Superligës Shqiptare.