Skip to content
18 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Kur data 13 është e premte, kjo është simbolika e ditës së zezë të vitit

ShkodraWeb 13 April, 2018
premte13

Ja ku është sërish, data 13 dhe ditë e premte. Nëse je supersticioz dhe shqetësohesh për këtë bashkim dhe historinë që fshihet pas, nuk je vetëm. Data 13 e premte, prej vitesh, që para lindjes së Krishtit, është konsideruar një prej ditëve më të pafata të vitit. Për shumë njerëz, ky është makthi më i madh që mund të ndodhë në kalendarin e një viti. Për vitin 2018, kjo është e premtja e parë më datë 13. Tjetra është 13 korriku.

Psikologët e njohin këtë fenomen dhe e kanë përkufizuar me një fjalë të vetme këtë ndjesi – paraskavedekatriaphobia (greq. fobia nga e premtja e datës 13), ose ndryshe frika nga e premtja e datës 13.
Një mundësi për të shmangur ҫdo të papritur është të rrish në shtrat gjatë gjithë ditës së premte, sipas psikologëve, ose të bësh atë që bëjnë edhe shumë njerëz të tjerë – e injorojnë supersticionin dhe bëjnë të njëjtat gjëra si zakonisht.
Një lojë numrash?

Origjina ditës së premte, data 13 dhe konsiderimi i saj si një ditë e pafat, në fakt është një mister i lashtë.
Numri 13 është konsideruar një numër i pafat për shumë vite, edhe para lindjes së Krishtit. Ndryshe nga numri 12, i cili është i njohur historikisht si numri i plotësisë (12 muajt e vitit, 12 zotat e Olimpit, 12 orët e kohës, 12 fiset e Izraelit, 12 apostujt e Jezusit, 12 pasardhës të Muhamedit…), fqinja e tij, 13-a, është parë gjithmonë si përjashtim.
Por 13-a ka edhe një referencë biblike të pafat. Juda, apostulli i cili tradhtoi Jezu Krishtin, supozohet të ishte mysafiri i 13-të në darkën e tij. Krishti u kryqëzua në ditën e premte.

Në shekullin e 14-të, Geoffrey Chaucer e referoi të premten si një ditë të pafat: “Një e premte me fat të keq.”
Një tjetër fakt që e theksoi supersticionin e së premtes ishte edhe publikimi i romanit të Thomas W. Lawson, në 1907-ën, ditë e premte. Në roman i jepet rëndësi superticionit, por edhe panikut që krijohet në Wall Street për të premten e datës 13.
Në numerologji, gjithashtu, 13-a është konsideruar si një numër i parregullt dhe është numri që përdorin shtrigat për mbledhjet e tyre.

Në shumë vende perëndimore, ndërtesat e shmangin katin e 13-të. Po kështu, shumë shtëpi, por edhe hotele, shpesh nuk kanë numër 13. Ky është edhe rasti i Carlton në Londër, i cili nuk e ka të shënuar katin e trembëdhjetë.
13-a është konsideruar edhe një numër i pafat për t’u mbledhur në tavolinë. Trembëdhjetë njerëz që hanë drekë së bashku është paralajmërim për një fatkeqësi serioze – një supersticion që mbeti në fuqi nga Presidenti amerikan, Roosevelt. Ai gjithashtu refuzonte të udhëtonte të premten më datë 13.

Post navigation

Previous: Dhunon barbarisht të bijën 17 muajshe, pranga emigrantit shqiptar në Itali
Next: “Shef i mafias”, ish-kreu i FBI-së shpërthen ndaj Trumpit- cilat janë sekretet e punës me të

TË FUNDIT

xhesika-ndoja

Këngëtarja e njohur në spital, po kalon vështirësi shëndetësore, familja jep detajet për gjendjen e saj…

ShkodraWeb 30 March, 2026
alen sherri baba

FOTOLAJM – Ish- portieri i Vllaznisë dhe Kombëtares, bën “pritjen” e jetës, bëhet baba për herë të parë…

ShkodraWeb 24 March, 2026
topalli ditelindje 2022

FOTO – Ish- kryeparlamentarja Topalli gjyshe për herë të tretë, pas dy djemve Megi sjell në jetë një vajzë…

ShkodraWeb 18 March, 2026

TË FUNDIT

  • U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë… 17 June, 2026
  • EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës… 17 June, 2026
  • Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali… 17 June, 2026
  • “T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,, 17 June, 2026
  • Senati i SHBA- së konfirmon ambasadorin për Shqipërinë, gjenerali Eric P. Wendt i futet diplomacisë 17 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës… 16 June, 2026
  • “Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit 16 June, 2026
  • “Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet 16 June, 2026
  • EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona 16 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

blerta dragusha rektore 2026

U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë…

ShkodraWeb 17 June, 2026
spitali puke

EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës…

ShkodraWeb 17 June, 2026
gjergj lala 2026

Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali…

ShkodraWeb 17 June, 2026
koceku avokat bajraj 2026

“T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,,

ShkodraWeb 17 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.