
Vllaznia ka realizuar objektivin e ndeshjes së parë për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, nëse mund të konsiderohet i tillë barazimi me Elbasanin.
Kuqeblutë kanë zhvilluar një pjesë të parë mjaft të mirë ku nu munduan edhe rastet për të kaluar në avantazh. Pjesa e dytë, foli më shumë për vendasit, të cilët kërkuan më shumë fitoren.
Barazimi pa gola mund të quhet rezultat i mirë teksa kualifikimi do të vendoset në Shkodër në ndeshjen e dytë me 26 shkurt. Duke patur parasysh edhe mbështetjen e tifozerisë kuqeblu, Vllaznia është më pranë arritjes së fazës gjysmëfinale.