KUPA E SHQIPERISE/ Pjeshka: Vllaznia vetem per fitore me Kastriotin (video)

Vllaznia vetem per fitore me ekipin e Kastrotit per Kupen e Shqiperise. Eshte kjo deklarata ne emer te ekipit e bere nga futbollisti Denis Pjeshka ne konferencen e zakonshme per shtyp qe i paraprin sfides. Pjeshka ka folur para gazetareve te sportit vetem pak ore para ndeshjes qe zhvillohet pasditen e neserme (te merkuren” ne Shkoder. Ndeshja e pare ne Kruje ka perfunduar me rrjeta te paprekura 0 – 0. Duhet theksuar se nen drejtimin e shkodranit Samuel Nika, Kastrioti po ben nje paraqitje mjaft te mire ne Kategorine e Pare dhe synon ngjitjen ne Superlige. Ne nje fare mase, ndeshja e neserme eshte edhe nje derbi ne mes dy trainereve shkodrane Cungu e Nika. Kupa e Shqiperise duket si alternativa me e mire per kuqeblute per te arritur ne Europen e futbollit kete sezon. Ne vijim, konferenca per shtyp e futbollistit te Vllaznise Denis Pjeshka. /Gjon Gjeka per ShkodraWeb/