
Skënderbeu është shpallur edhe fitues i Kupës së Shqipërisë, pasi më parë kishte siguruar edhe fitimin e Kategorisë Superiore. Korçarët mundën në finale, Laçin me shifrat e ngushta 1-0.
Një penallti e fituar nga Xhejms, por shumë e diskutuar, pasi ishte në limitet e hyrjes së zonës, ka vendosur takimin. Laçianët protestuan shumë, por gjyqtari Hamiti pasi u konsultua edhe me asistentët vendosi për penallti. Lilaj nuk gaboi nga 11 metra. Deri në fund, ekipi i Dajës menaxhoi rezultatin, dhe arriti dopietën e këtij sezoni.