KULLA E PREK CALIT/ Fondacioni me emrin e tij ne SHBA mbremje per fonde

Ndersa nuk eshte mbyllur akoma debati per shembjen e kulles se Prek Calit ne Shqiperi, ne SHBA fondacioni qe ka emrin e tij do te organizoje nje mbremje- gala per mbledhje fondesh per ndertimin e shtepise se heroit. Ne rrjete sociale eshte shperndare edhe nje poster qe njofton se me date 1 tetor 2017, ora 6.30 ne Eastchester RD, Bronx, Nju Jork organizohet nje mbramje familjare per ndertimin e shtepise- muze te Prek Calit ne Kelmend. Ne kete poster theksohet se bileta e hyrjes per te rritur eshte 80 USD dhe per femije nen 12- vjec eshte 40 USD. Mesa duket, pavaresisht asaj cfare po ndodh ne Shqiperi, Fondacioni ne SHBA eshte i vendosur te ndertoje shtepine e Prek Calit ne Kelmend. /ShkodraWeb/