Kukësi dhe trajneri ndajnë rrugët, pas “rreshtores” nga Safet Gjici, tekniku Gega jep dorëheqjen nga drejtimi

Merr fund shumë më shpejt se sa mendohej aventura e dytë e Skënder Gegës në pankinën e Kukësit.

“Panorama Sport” ka mësuar se trajneri i ka dhënë sot lamtumirën klubit verilindor, pak orë pas një mbledhje me presidentin Safet Gjici i cili i ka bërë “rreshtoren” ekipit pas mungesës së fitoreve në katër ndeshjet e para.


Trajneri ishte shprehur vazhdimisht se do të merrte përgjegjësitë për mungesën e rezultateve dhe duket se kështu ka ndodhur, duke i dhënë fund qëndrimit të tij në pankinën e skuadrës e cila pas dy barazimeve e dy humbjeve, është ajo që mbyll renditjen e kampionatit.

Pritet që në orët në vijim të mësohet emri i pasuesit të Gegës në drejtimin e verilindorëve.