
Doktor, meqë erdhe në Shkodër, e kuptoj shqetësimin tënd që Koalicioni Euroatlantik po fiton më shumë mbështetje. Pse nuk i pyete shkodranët për Jozefinën, meqë e ke futur në listën e sigurt në Tiranë, çfarë mendojnë ? Sa lekë mori nga Rama në zgjedhjet e 2021 për t’i marrë vota PD-së në Shkodër?
Doktor, pse nuk i pyete shkodranët për shitjen e bashkisë dhe emërimin e Benet Becit, vartësit tënd dhe të Ramës, si kryetar, jo për shkodranët, por për interesat tuaja, që i di gjithë Shkodra?
Doktor pse nuk i pyete shkodranët çfarë mendojnë për futjen e Ilir Metës në listën tënde kur e ka arrestuar SPAK për korrupsion dhe fshehje pasurie?
E fundit Doktor për sonte, pyeti pak degën tënde në Shkodër se kujt ia kanë paguar 700 mijë euro dy nga kandidatët e tu në listën e mbyllur të Shkodrës!
Përgjigjen e di shumë mirë, prandaj je trembur sot. Nuk do të të lëmë ta shesësh Shkodrën apet te Rama. Natën, Doktor! /Publikuar në Facebook nga Xhevdet AMULI/