Skip to content
16 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

KUJDES/ Mund te blini oriz plastik qe ju demton rende shendetin tuaj, si ta dalloni (video)

ShkodraWeb 13 October, 2017
orizplastik

Nuk ka kufi në atë që tregu i zi mund të prodhojë në emër të fitimit. Problemi më i mprehtë së fundmi për tregun e ushqimit është prodhimi i orizit plastik.

Orizi, një nga ushqimet më të përhapura në botë po falsifikohet në sasi të konsiderueshme në Azi.

Orizi është prodhimi kryesor i kultivuar në vendet e Azisë Lindore si India, Vietnami, Bangladeshi, Kina, Indonezia, Malajzia dhe Singapori.

Rastet e para të orizit të rremë u raportuan në Kore dhe shpejt pasuan raportime nga Vietnami, India, Bangladeshi dhe madje disa vende evropiane.

Vendi i fundit ku njoftohet rreth shfaqjes së orizit plastik është India, një nga furnizuesit kryesorë të Shqipërisë dhe Kosovës me oriz.

Rastet e kapjes së orizit plastik fatkeqësisht kanë sjellë probleme. Prodhuesit ilegalë nga India kanë përmirësuar pamjen e orizit të falsifikuar.

Orizi po prodhohet artificialisht duke përzier niseshten e patates me një material toksik plastik fillimisht në formën e rrëshirës sintetike duke i dhënë formën e kokrrës së një prej produkteve më të konsumuara në botë.

Sipas burimeve nga India që raporton AgroWeb.org, këto kokrra jo natyrale më pas vihen në avull dhe artificialisht u jepet aroma e orizit që ne njohim.

Në fund të lajmit keni nje video të shkurtër ilustruese për Orizin Plastik që nuk duhet humbur.

Mjekët e kanë nënvizuar shpesh rrezikun që vjen nga konsumimi i këtij produkti artificial. Në tre pjata oriz gjendet aq shumë plastikë sa me të mund të krijohet një qese e mirëfilltë nga ato të pazarit.

Orizi plastik është bërë kaq i ngjashëm me orizin e vërtetë sa dallimet vështirë se mund të shihen me sy të lirë. Një gjë është e sigurt pa asnjë dyshim. Orizi plastik sjell shumë probleme të stomakut!

Si të identifikoni Orizin e Vërtetë nga ai Plastik.

Tregoni kujdes kur jeni duke gatuar orizin dhe është duke vluar. Forma e kokrrave të orizit të vërtetë ndryshon gjatë procesit të vlimit. Ndërsa orizi i rremë duket i njëjtë dhe nuk e ndryshon formën e vet.

Merrini erë orizit dhe nëse ndieni erë plastike ose kimike, atëherë mund të bëhet fjalë për oriz të rremë.

Kokrrat reale të orizit janë pak të deformuara dhe të thyera, por orizi plastik nuk është.

Nëse digjni kokrra të orizit në zjarr, orizi i rremë digjet si plastikë me tym dhe lë një mbetje ngjitëse.

Vendosni disa kokrra oriz në ujë për 20 minuta. Më pas përtypni disa dhe ndjeni shijen. Orizi plastik është i pamundur për t’u përtypur dhe ka shije kimike të çuditshme./AgroWeb.org/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: PERVJETORI/ Mban emrin e tij, teatri i Shkodres aktivitet ne nderim te Migjenit
Artikull pasardhës: DEBATI/ Rama- komentuesit ne FB: S’jam Allahu ne Toke

TË FUNDIT

bizi sabah

PËRVJETOR – Një vit më parë do të shuhej legjenda e futbollit shqiptar, “Nderi i Kombit”, Sabah Bizi

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
rruga obot 2026

Situata në zonat e përmbytura të qarkut Shkodër vijon të përmirësohet, bie niveli i ujit në Obot dhe Dajç

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 16 janar 2026…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • PËRVJETOR – Një vit më parë do të shuhej legjenda e futbollit shqiptar, “Nderi i Kombit”, Sabah Bizi 16 January, 2026
  • VIDEO – Pastrohet plazhi i Velipojës, 65 punonjës në terren nga derdhja e Bunës në Vilun… 16 January, 2026
  • Apeli i GJKKO jep vendimin, lë në fuqi sekuestrimin preventiv të pasurive të çiftit Malltezi… 16 January, 2026
  • Situata në zonat e përmbytura të qarkut Shkodër vijon të përmirësohet, bie niveli i ujit në Obot dhe Dajç 16 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • “Kohëzgjatja e arrestit shtëpiak ishte e tejzgjatur”, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës… 15 January, 2026
  • Takimi i Ramës me drejtuesit e IAL- ve, rektori Tonin Gjuraj kërkon ngritjen e një kampusi për UNISHK 15 January, 2026
  • “Paketa e maleve”, kryebashkiaku Benet Beci fton të interesuarit të aplikojnë duke ofruar edhe asistencë 15 January, 2026
  • Jep dorëheqjen papritur Shkëlqim Hajdari, nga 2016 ishte Kryeinspektor i Përgjithshëm… 15 January, 2026
  • Pezullimi i vizave emigruese për Shqipërinë, Ambasada Amerikane sqaron vendimin e presidentit Trump 15 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

bizi sabah

PËRVJETOR – Një vit më parë do të shuhej legjenda e futbollit shqiptar, “Nderi i Kombit”, Sabah Bizi

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
salihi velipoja 2026

VIDEO – Pastrohet plazhi i Velipojës, 65 punonjës në terren nga derdhja e Bunës në Vilun…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
argita-jamarber

Apeli i GJKKO jep vendimin, lë në fuqi sekuestrimin preventiv të pasurive të çiftit Malltezi…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
rruga obot 2026

Situata në zonat e përmbytura të qarkut Shkodër vijon të përmirësohet, bie niveli i ujit në Obot dhe Dajç

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.