KUJDES/ Arratiset vrasesi i denuar me 30 vite burg, mori me vete dhe dy oficere qe e ruanin

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka dështuar të ruajë të dënuarin për vrasje i cili ndodhej në QKUK. Avni Osmani i dënuar me 30 vjet burgim është arratisur sot. Me të ishin dy pjesëtarë të Shërbimit Korrektues. Drejtori i Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj, konfirmon për Express arratisjen e Osmanit. Avni Osmani, i dënuar me 29 vjet e gjashtë muaj burgim për vrasje të rëndë në vitin 2004, është arratisur nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës. Lajmin për këtë e ka konfirmuar drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.
Ai tha se i burgosuri e ka shfrytëzuar rastin teksa ka qenë duke u ruajtur nga dy oficerë. Tha se për detaje më të hollësishme do të njoftohemi më vonë përmes faqes së Ministrisë.
“Po, ka qenë i dënuar për vrasje 29 vjet e 6 muaj, nuk e di sa vjet sakt i ka kryer 15 a 16, dy ofiecerë kanë qenë tu e rujt në spital në QKUK por nuk e di repartin. Ai e ka shfrytëzu momentin dhe ka ikur”, u shpreh drejtori Sokol Zogaj.
Ai tha se për ngjarjen është lajmëruar policia dhe Prokuroria dhe e kanë hapur rastin. /GazetaExpress/