KUFIZIMET NGA COVID-19 – BE “mollë e ndaluar”, ja si lëvizet me Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Greqinë…

Per shkak te situates se krijuar nga korona virusi dhe rritja e rasteve te te prekurve, Policia e Shtetit informon gjithe te interesuarit se ne cilat vende shqiptaret mund te levizin te lire dhe kushtet qe duhet te plotesohen per rastet e tjera. Perjashtim bejne sigurisht vendet e tjera të zonës Schengen, (BE) pasi nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.

JA DETAJET 


Policia e Shtetit njofton se situata e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në kufi, paraqitet:

• me Kosovën 🇽🇰 lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;

• me Malin e Zi 🇲🇪 mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR. Nëse ēshtë njē grup mbi 10 vetē, testi kryhet nga autoritetet malazeze në kufi;

 me Maqedoninë e Veriut 🇲🇰 lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;

• me Greqinë 🇬🇷 lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke;

 me vendet e tjera të zonës Schengen 🇪🇺 nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.

Për të udhëtuar drejt Shqipërisë 🇦🇱 kufiri ēshtë i hapur pēr të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi.

 ABCOM ║ VODAFONE