Mbrëmja e sotme është tronditur në Laç nga një ngjarje mjaft e rëndë. Ndërkohë, rastësia ka sjellë që ministri i brendshëm Sandër Lleshi të jetë pikëtisht në qytetin e hkodrës. Ish- deputetja e Partisë Demokratike në Shkodër, Izmira Ulqinaku, ka reaguar ashpër ndaj ngjarjes së ndodhur në qytetin e Laçit, ku humbën jetën dy persona në një shkëmbim zjarri. Në një postim në rrjetin social Facebook, ajo shkruan se Ministri Lleshaj shijon qetësisht kafe në Shkodër, i lumtur për sukseset e policisë ndaj protestuesve të opozitës. Më poshtë postimi i plotë i ish- deputetes Izmira Ulqinaku.
Postimi i plotë:
Ministri Lleshi në këtë pasdite shkel në Shkodër. Ndërkohë që ndodh masakër në Lac me një të vrarë e dy të plagosur, Ministri Lleshi shijon qetësisht kafe në Shkodër, i lumtur për sukseset e policisë ndaj protestuesve të opozitës. Lufta ndaj protestuesve është misioni i policisë së Lleshit, ndërsa ndaj krimit jo. Krimi ka punen e vet derisa Lleshi dhe Rama të bëjnë “Shtet”! Kafe të mbarë z.Ministër!!!