Kthehet ne tragjedi festa e pervjetorit te pare te marteses. Një grua amerikane u vra vetem pak pasi doli nga restoranti ne Meksike, e qelluar me arme nga dy persona me motor, qe duket se kishin ne shenjester nje person tjeter.
Tatiana Mirutenko, 27 vjeçe, po dilte nga El Califa, një restorant në lagjen Lomas de Chapultepec, kur ajo u qëllua nga një prej dy burrave qe ishin ne motor dhe hapen zjarr, por qe duket se lane te vdekur personin e gabuar.
Ajo ishte ne Meksike me burrin e saj, James Hoover, për të festuar vitin e parë të martesës. Ishte nje udhetim i planifikuar me miq te tjere, por qe u mbyll me tragjedi.