Skip to content
30 September, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • News

Kthehen 30 shqiptare nga Franca ne Rinas, zv.ministrja: “shanse zero per azil”

ShkodraWeb 6 years ago
Rreth orës 15:30, në aeroportin e Rinasit, ka mbërritur një charter me 30 shtetas shqiptarë të rikthyer nga Franca, të cilët kishin kërkuar azil politik në Francë.
Ky është avioni i tretë, një tjetër do ketë brenda pak ditësh çka dëshmon se bashkëpunimi me Francën për kthimin e tyre është në një fazë të re.
Zv/ministrja e Punëve të Brendshme Rovena Voda, e shoqëruar nga Drejtoresha e  Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit, Aida Hajna, ka përcjellë mesazhe të qarta për të gjithë ata shtetas që tentojnë për të udhëtuar drejt Francës apo vende të tjera të BE-së, me qëllim kërkimin e azilit Politik.
Ajo tha se shanset për azil në vendet e BE-së janë zero pasi Shqipëria është vend i sigurt.
“Jemi përsëri në Rinas, këtu në një operacion tjetër të riatdhesimit të azilkërkuesve shqiptarë të kthyer nga shteti francez nëpërmjet një charteri. Jemi këtu për të dhënë një mesazh të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, për t’u thënë se shanset për azil në vendet e BE janë zero.  Tashmë prej 3 vitesh Shqipëria është në listën e vendeve të origjinës së sigurt, pra një vend i sigurt ku qytetarët e tij, shanset, e theksoj dhe një herë për të kërkuar azil, janë zero. Ndaj u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Shqipërisë të jenë ndërgjegjshëm që sigurisht lëvizja e lirë nuk do t’u cenohet. Patjetër që ata kanë të drejtë brenda kufijve të zonës Schengen të lëvizin, kanë lirinë e tyre, por duhet të respektojnë patjetër edhe rregullat e kësaj lëvizjeje.
Mendoj se ky mesazh duhet të jetë i qartë për të gjithë”, deklaroi Voda.
Ajo theksoi se në kuadër të kësaj edhe Policia e Shtetit ka marrë një plan masash, ka nxjerrë disa urdhra për të monitoruar lëvizjet e hyrjeve dhe daljeve të shtetasve shqiptarë në kufijtë e Republikës së Shqipërisë,  por ky shqetësim i ngritur nga vendet e BE-së sigurisht që nga shteti Shqiptar, ka angazhimin maksimal të të gjithë strukturave të Policisë Kufitare të shtetit Shqiptar, që do të monitorohet me shumë përgjegjësi lëvizja e shtetasve, por duam që edhe vetë qytetarët të ndërgjegjësohen që lëvizja e tyre duhet të jetë në përputhje me rregullat e lëvizjes së lirë në vendet e BE.
“Ua kërkojmë, ua çojmë këtë mesazh ndërgjegjësimi të gjithë shtetasve shqiptarë për të mos cenuar, e theksoj dhe një herë, për të mos rrezikuar atë që ne arritëm me shumë mund, lëvizjen tonë të lirë brenda kufijve të BE. Urdhri i nxjerrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pikërisht ka të bëjë me forcimin e masave të kontrollit kufitar.  Urdhër ky i nxjerrë në zbatim të ligjit të ri për kufirin, nxjerrë në vitin 2016 , ka hyrë në fuqi në vitin 2016 dhe pikërisht në vazhdën e zbatimit të ligjit të ri i cili është i përafruar me atë të BE-së, por edhe në kuadër edhe të respektimit të kushteve të lëvizjes së shtetasve Shqiptarë në zonën Schengen, pikërisht ky urdhër pra, vjen me një sërë masash për të forcuar kontrollin kufitar por gjithmonë unë e theksoj duke ruajtur balancën e së drejtës për lëvizje të lirë”, tha Voda.
Zv.ministrja paralajmëroi se do të ketë kontrolle dhe do të jenë nga më të imëta.
“Sigurisht një objekt më i rëndësishëm i kontrollit do të jenë shtetasit inad dhe ata të depërtuar, do të këtë kontrolle më të shumta ndoshta në vijën e dytë të kontrollit për shtetasit që mund të dalin të dhëna nga sistemi pra sistemi TIMS, por asgjë e jashtëzakonshme. Ndoshta dhe zhurma që kemi dëgjuar në media që po cenohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë nuk është e vërtetë, thashë gjithçka është konform ligjit që kemi ne për kontrollin kufitar, i përafruar me legjislacionin e BE-së por edhe konform siç thashë, të gjitha masave të lëvizjes së lirë të shtetasve brenda zonës Schengen. Mos kërkoni azil brenda vendeve të BE. Shanset për azil janë zero. Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta.
Të gjithë ata shtetas që pretendojnë një shkollim më të mirë, që duan të gjejnë punë, kanë të gjitha mundësitë ligjore, rrugët ligjore për të kërkuar diçka të tillë në vendet e BE-së”, u shpreh zv.ministrja.

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: BE: Shqiperia, abuzim fondesh dhe mungese menaxhimi te dhenash
Lajmi pasues: Ne pranga 27-vjecari, perdorte eksploziv per gjueti

TË FUNDIT

VIDEO – Policia Rrugore e Shkodrës “e pamëshirshme”, në 2 javë procedon penalisht 27 shoferë, vendos 1441 gjoba
  • News

VIDEO – Policia Rrugore e Shkodrës “e pamëshirshme”, në 2 javë procedon penalisht 27 shoferë, vendos 1441 gjoba

4 days ago
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj takime në Malësi të Madhe, premton mbështetje për fermerët, zgjidhje të problemave
  • News

Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj takime në Malësi të Madhe, premton mbështetje për fermerët, zgjidhje të problemave

2 weeks ago
Arben Ahmetaj drejt azilit politik, dyshohet se strehohet në një vend europian si Zvicra dhe ka nisur “të hapë letrat”
  • News

Arben Ahmetaj drejt azilit politik, dyshohet se strehohet në një vend europian si Zvicra dhe ka nisur “të hapë letrat”

2 weeks ago

TË FUNDIT

  • “As pas 100 viteve Serbinë s’ mund ta kemi mik”, ish- ministri i jashtëm Bushati: Shqipërisë s’i takon ti shkelë syrin Serbisë 29 September, 2023
  • “Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë 29 September, 2023
  • EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve 29 September, 2023
  • VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe 29 September, 2023
  • PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar… 29 September, 2023
  • Kryebashkiaku Beci takohet me disa nga gjyshërit dhe gjyshet e Shtëpisë së të Moshuarve, dhurata e veçantë… 29 September, 2023
  • NGA NDOC ASHTA – Ndjehem me turp për brezin tim…sepse kapitulloi politikisht… 29 September, 2023
  • Aksidentoi 86- vjeçaren në hyrje të Shkodrës, arrestohet 20 vjeçari me banim në Dubai, e moshuara rëndë në spital 29 September, 2023
  • EMRAT – “Furtunë” në Komisariatin e Mirditës, pas ekzekutimit të Martin Bardhit, shkarkohet “zinxhiri” komandues 29 September, 2023
  • VIDEO – Në shkurt iu kapën 48 mijë euro të padeklaruara, sot në Muriqan të njëjtit autobus, iu gjetën mbi 80 mijë 29 September, 2023
  • VIDEO – Zbardhen disa nga ngjarjet e rënda të kohëve të fundit në Shkodër, drejtori i DVP- së para gazetarëve 29 September, 2023
  • E TRISHTË – Ndërron jetë në SHBA At Artur Liolin, Kryekancelar i Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Orthodhokse atje 29 September, 2023

TË FUNDIT

“As pas 100 viteve Serbinë s’ mund ta kemi mik”, ish- ministri i jashtëm Bushati: Shqipërisë s’i takon ti shkelë syrin Serbisë
  • Aktualitet

“As pas 100 viteve Serbinë s’ mund ta kemi mik”, ish- ministri i jashtëm Bushati: Shqipërisë s’i takon ti shkelë syrin Serbisë

6 hours ago
“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë
  • Aktualitet

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë

9 hours ago
EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve
  • Anëmbanë

EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve

9 hours ago
VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe
  • Aktualitet

VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe

13 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.