11 udhëtarët u vranë këtë të dielën kur një aeroplan privat i cili i përkiste firmës turke Basaran Holding u rrëzua në Iran, shkruan Turkish Red Crescent në Twitter.
Mediat e huaja raportojnë se një nga udhëtarët ishte një anëtar i familjes së biznesmenit Huseyin Basaran.
Mediat turke më herët raportuan se vajza e Basaranit dhe shtatë nga miqtë e saj po ktheheshin nga një parti në Dubai. Ajo kishte planifikuar të martohej muajin tjetër, njoftoi agjensia e lajmeve “DHA” .
Aeroplani po mbante gjithashtu edhe tre drejtues në ekuipazh përveç vajzës së biznesmenit dhe miqve të saj, tha një zyrtar i Ministrisë së Transportit të Turqisë.