Kryetarja e Kuvendit mbyll përfundimisht derën e LDK-së dhe lë hapur atë të Vetëvendosjes së Albin Kurtit…

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është larguar përfundimisht nga LDK-ja. Ajo e la të hapur mundësinë për bashkëpunim me kryetarin e Lëvizjes së Vetëvendosjes Albin Kurti, por se kjo do të konkretizohet më vonë.


“Natyrisht që po dhe përgjigja konkrete e kësaj është vendimi i tyre i 20 qershorit për të më përjashtuar. Aty ka përfunduar gjithçka”, u shpreh Vjosa Osmani para gazetarëve.

“Ne jemi në kontakt dhe bisedojmë për tema të ndryshme të bashkëpunimit se si do të konkretizohet ky bashkëpunim në të ardhmen do t’iu njoftojnë në momentin që do të konkretizohet”, tha ajo.

Vjosa Osmani është shkarkuar nga detyra e saj si nënkryetare e LDK- së muaj më parë .

ShkodraWeb Media 2017 – 2020 © TË GJITHA MATERIALET NË KËTË FAQE MUND TË PËRDOREN LIRISHT NGA INDIVIDË E MEDIA, DUKE CITUAR NGA JANË MARRË. FALEMINDERIT!

ShkodraWeb Channel