Kryetari i PD-se Basha leshon “bomben”: Kompania e gruas se kryebashkiakut hetohet per droge

Kryedemokrati Lulzim Basha me tone të forta nga foltorja e Kuvendit e ka nisur diskutimi e tij me situatën e paprecedentë të përplasjes me policinë në Elbasan. Ai ka akuzuar dhëndrin e kryebashkiakut të Elbasanit dhe ka shtuar se “kompania e gruas së kryebashkiakut po hetohet për trafik droge”. “Një bandë kriminelësh ushtron dhunë të hapur ndaj policisë, policia refuzon t’i hetoje e t’i përgjojë, pastaj policia mohon të ketë ndodhur dhunë fare. Ku e gjen kurajën një grup banditësh të sulmojnë policinë, cfarë i bën policët që megjithëse u rrezikohet jeta nuk guxojnë të hetojnë banditin, por ulin kokën në heshtje? Përgjigjen e kësaj pyetje e dini të gjithë.”, tha Basha.