“Kryetarët e bashkive të lëvizin me kalë…”, Rama vijon me folklorizmat: Asnjë lek për makina e kolltuqe…

Duke deklaruar se faza e rindertimit ne zonat e goditura nga termeti nuk do të preke parametrat kryesorë të buxhetit, Rama ka dhene ultimatume edhe ne adrese te te zgjedhurve vendore, lidhur me shpenzimet qe do te behen.

Sipas Rames, rinderimi ne zonat e prekura nga termeti nuk kthehet në sfidë që të rindërtojmë këtë që u detyrohemi këtyre njerëzve dhe të godasim pjesën tjetër të popullsisë duke goditur ekonominë.

Sfida është, sipas Rames, që te bëhen të dyja, të sistemohen njerëzit dhe të mos preken parametrat e buxhetit dhe të mos hiqet dore nga objektivi për rritjen ekonomike.

“Ne do të kalojmë si fazë të parë nga buxheti i 2020, 0.4% të PBB duke u siguruar që deficiti primar pozitiv të mbetet pozitiv, asnjë ndryshim parametrash që mund të kërcënojë qëndrueshmërinë e gjithë sistemit makroekonomik. Po studiohet edhe cilat fonde mund të transferohen. Ka një zë që lidhet me të gjitha shpenzimet, në vitin e ardhshëm nuk do të blihet asnjë makinë, nuk do të pajisjet asnjë zyrë, nga ato që kanë qenë rutina dhe do të bllokohen blerjet e makinave, dollapëve, koltuqeve, TV-ve në të gjithë bashkitë e vendit. Kush do të jetë keq për makinë të gjejë një kalë edhe nuk ka problem, kryetar bashkish me kuaj do të ishin një inovacion ekologjik. Edhe sidomos kryetarët e njësive administrative do të ishin të mirëseardhur në komunitet, qe te mos levizin me vetura neper qendrat e qyteteve”-tha Rama.