Pasditen e sotme u mblodh Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Mësohet se në Kryesi është diskutuar për kandidatët që do të prezantojë PS në zgjedhje.
“Sot është mbledhur Kryesia e Partisë Socialiste. Në fokus të Kryesisë ishin zgjedhjet lokale. Pritet që PS të nxjerrë emrat e kandidatëve për kryetar bashkie. Ka pasur diskutime për kandidatët që do të përfaqësojnë PS në 61 bashkitë e vendit”, thonë burime nga selia rozë
Ato shtojnë se në PS janë bërë sondazhe për kandidatë të ndryshme dhe në bazë të tyre, pritet që Partia Socialiste të bëjë publike edhe emrat e kandidatëve zyrtarë për bashkitë e Shqipërisë. Bazuar në rezultatet e sondazheve, nuk do të mungojnë as surprizat për emrat e kandidatëve socialistë të 30 qershorit.