ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Kryesia e Kuvendit merr vendimin: Parlamenti shpërndahet me 22 gusht, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohëshme…

Kryesia e parlamentit të Kosovës vendosi që 22 gushti të jetë datë për shpërndarjen e parlamentit. Pas shpërndarjes, presidenti i Kosovës duhet të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, që duhet të mbahen më së largu 45 ditë pas shpalljes së tyre.

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli tha se “zgjedhjet nuk janë vetëm mundësi dhe alternativë, por drejtim dhe vendim i duhur për qytetarët e vendit’.

Ai tha se vendimi për seancën e shpërndarjes u mor me pajtimin e të gjitha partive politike, të cilat janë shprehur në favor të zgjedhjeve të reja që nga dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj më 19 korrik, pasi u thirr për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme me seli në Hagë.  /VOA/

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.