Kryeqyteti “i kthen borxhin” Vllaznisë, ekipi i Tiranës ofertë dy futbollistëve kuqeblu…

Tek Vllaznia nuk flitet vetem per afrime lojtaresh, por edhe per largime. Disa prej futbollisteve qe kane spikatur ne sezonin e fundit, jane ne vezhgim nga ekipe te tjera te cilet duan te marrin sherbimet e tyre.

Dy me te kerkuarit duket se jane mbrojtesi Dajan Shehi dhe mesfushori Herald Marku. Kukesi i ka kerkuar qe te dy keta futbolliste te cilet prej tre sezonesh luajne sezonesh sebashku, fillimisht ne rradhet e Kastriotit e me pas tek Vllaznia.

Por se fundi, duket se edhe Tirana ka shfaqur interes per keto dy lojtare te cilet kerkon t’i veshe bardheblu ne sezonin e ri. Se sa do ia arrije, kjo mbetet per t’u pare.

Skuadra e Orges Shehit pritet të pësojë disa ndryshime në rradhët e saj teksa janë larguar tashmë disa futbollistë dhe ata do të zëvendësohen me të tjerë dhe dy të mundshmit janë edhe futbollistët që mbyllën sezonin me Vllazninë.

Edhe tek Vllaznia jane te vendosur per t’u ofruar nje kontrate te re megjithate deri me tani ende nuk ka asnje akord te arritur dhe kjo i shton dyshimet per te ardhmen e tyre si kuqeblu.