Kryeministri Rama “vjedh” gjysmën e idesë së PD-së për librat shkollorë falas…

Nxënësit e fillores nga klasa e parë në klasë të katërt, do të përfitojnë librat falas. Qeveria ka vendosur të lehtësojnë barrën financiare të familjeve që kanë fëmijët në fillore duke mbuluar me buxhetin e ministrisë së Arsimit botimet shkollore falas.

Vendimi u mor të mërkurën në mbledhjen e këshillin e ministrave, dhe vjen pas kosultimeve të bëra me heret në komisionet paralamentare dhe me grupeve e interesit.

Në lidhje me nevojat dhe evidencat, institucionet arsimore si dhe njësitë arsimore vendore, brenda muajit korrik të çdo viti, përgatisin listën e parashikuar të nxënësve që ndjekin arsimin fillor në të gjithë vendin.

Buxheti i parashikuar është 270 000 000 (dyqind e shtatëdhjetë milionë) lekësh.

Por ky ishte një propozim dhe i PD dhe LSI gjatë 2017, por kërkesa e tyre ishte botimet falas të ishin për të gjithë sistemin e detyrueshëm nga klasa 1-9, duke iu referuar edhe vendeve të rajonit që ndjekin të njëjtën praktikë.

Loading...

ShkodraWeb Staff

E Verteta nuk negociohet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *