
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së bisnesit të vogël në shumë qytete të vendit. Reagimi ka ardhur përme një postimi të shkurtër në Facebook ku Rama shkruan: “Protesta e uljes së qepenave në tregjet bashkiake tallje e madhe me njerëzit nga politikanët pa atdhe!Sepse tregjet JANE JASHTE SKEMES së TVSH!Ne bëmë ZERO taksën e Biznesit të Vogël dhe futja në TVSH e të vegjëlve nuk rrit aspak barrën mbi ta po siguron kontrollin e të mëdhenjve”, përfundon statusin e tij Edi Rama.