
Duhet t’ja kujtojmë Kryeministrit se godina e Bashkisë Shkodër është një dëshmi e gjallë dhe e prekshme e lidhjes së ketij qyteti me perendimin. Duke marre shkas nga një postim i kryeministrit ditën e sotme, i cili kishte gjetur kohë pasi ka kryer punët me Ballkanin, të fotografojë skutat e pullazin e Bashkisë Shkodër, dua t’i them se:
Godina e Bashkisë Shkodër jo më kot është monument kulture dhe si e tillë për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e saj përfshirë edhe investime restauruese duhet të kujdeset shteti. Nuk besoj që z. Rama nuk ka lidhje me shtetin…
Nëse e keni menduar që të kryeni investime disa milionë eurosh në këtë godinë, po ju them që është i nevojshëm restaurimi i saj sidomos në çati, për të cilën ne disa herë kemi aplikuar në donatorë të ndryshëm, megjithëse për mendimin tim Shkodra ka përparësi të tjera investimesh.
Nëse investoni…shpërdoroni pafund nga fondi i miratuar, s’ka gja , por aman ju lutem:
Ruajeni identitetin e kësaj godine!
Ruajeni të bukur e dinjitoze siç është!
Ruajeni si unike dhe krenari institucionale siç është në të vërtetë!
Të lutem deri në përultësi, nëse investoni në të mos e rilindni siç keni bëre më rilindjet tuaja të zakonshme, mos e dizenjoni me shkarravinat tuaja urbane, as me pikturat e tua sepse përndryshe do të fyeni ata që e kanë konceptuar dhe ndërtuar në stil evropian siç i ka hije Shkodrës së kulturës.
Eeeeeeeee…nëse të kanë bërë përshtypje skutat e brëndshme të godinës, edhe ju e dini që nuk ka godine institucionale që të mos ketë bodrume , ambjente magazinimi, ambjente arshive, dosje të pluhurosura edhe qenefe po të duash z. Kryeminister, por kam menduar se nuk është vendi yt aty.
Ty si “burreshtetas” të kam menduar në ndonjë tallava apo të paktën duke zgjidhur problemet e Veriut të Kosovës. /Nga Tonin DEDAJ, zëvendëskryetar i Bashkisë Shkodër, publikuar në Facebook/
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!