Kryeministri Rama, pas dekretimit nga Meta i kerkon presidentit dekretimin e ministrave

Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohe. Sapo ka perfunduar seanca plenare e Kuvendit per zgjedhjet e kryetarit te tij, Rama ka derguar me urgjence ne Presidence listen e kabinetit qeveritar per tu dekretuar nga Presidenti Ilir Meta. Me heret, ky i fundit, sapo ka perfunduar votimi per zgjedhjet e Rucit, ka shperndare per mediat dekretin ku emeron Edi Ramen kryeminister. Duket se lideri i PS-se nuk deshiron te humbase kohe, teksa te henen, me 11 shtator, ne oren 10.00 do te paraqese ne Kuvend programin politik te qeverise per 4 vitet e ardhshme. Parashikohet nje seance mjaft e gjate sepse do te kete edhe diskutime nga deputetet, por sipas gjasave kryeministri Rama kerkon qe ne fund te seances, te kaloje per votim dekretet e presidentit per ministrat e rinj. Me pas, kur te miratohen nga Kuvendi, i gjithe kabineti qeveritar do te shkoje ne Presidence per te bere betimin para presidentit Meta. Sipas gjasave, deri ne mesin e javes qe vjen, qeveria duhet te nise zyrtarisht punen. /ShkodraWeb/