Kryeministri Edi Rama do të jetë të premten (10 janar 2024) në Shkodër. Mësohet se shefi i qeverisë ka një agjendë të ngjeshur, e cila do të nisë në orën 10.30 me pjesën zyrtare që parashikon inspektime në kantieret e hapura në Shkodër, deri në përurimin e Poliklinikës së Specialiteteve, e cila ka përfunduar rikonstruksionin.
Po ashtu, janë paralajmëruar takime edhe me strukturat e PS- së në kuadër të organizimit për zgjedhjet e 11 maj 2025. Siç edhe e ka pranuar vetë publikisht, kryeministri Rama është ftuar të bëhet pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Shkodrës, teksa ka pranuar se nuk e ka vendosur akoma ku do të kandidojë.