Këshilli i Ministrave ka zyrtarizuar vendimin për të caktuar si ditë pushimi për administratën publike, të premten e 30 nëntorit. Bëhet me dije se vendimi përcakton se dita e punës e datës 30 nëntor do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti. Si rrjedhojë e festave të 28-29 nëntorit, administrata publike do të jetë pushim nga e mërkura deri të dielën e javës së ardhshme.