Kryeministri Edi Rama ka liruar nga detyra sot me vendim te Këshillit te Ministrave Kleopatra Maliqin, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Lajmi behet i ditur nga burime mediatike që kanë siguruar edhe vendimin.
JA VENDIMI:
VENDIM Nr. 341, datë 7.6.2018
PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Znj. Kleopatra Maliqi, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
Edi Rama