
Shefi i qeverisë ka reaguar lidhur me ngjarjen e djeshme, ku në pistën e Rinasit u arrit të grabiten miliona euro. Ai është treguar mjaft i prerë dhe ka paralajmëruar masa të forta lidhur me sigurinë, duke akuzuar kompaninë koncesionare kineze të Rinasit për dështimin në garantimin e sigurisë së aeroportit. Kryeministri Edi Rama paralajmëron se shteti do të marrë kontrollin e perimetrit të jashtë të sigurisë së brendshme në aeroport.
Kryeministri Rama në Twitter:
Kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja, dështoi njësoj si në garantimin e sigurisë. Shteti shqiptar s’do pranojë asnjë justifikim nga kompania dhe do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme. Respekt për policinë që sulmohet veshëgjatësisht.