Kryeministri Edi Rama bën me dije se lejet shqiptare të drejtimit janë njohur nga Bundestrati (Këshilli Federal) gjerman, pasi kishin kaluar më parë në parlamentin e çdo landi.
PUBLIKIMI I KRYEMINISTRIT RAMA
LAJM I MIRË
Më në fund, pas kalimit në parlamentin e çdo landi, Bundesrati gjerman votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit, një konfirmim kuptimplotë i transformimit rrënjësor të sektorit, nga rrumpalla totale e 8 vjetëve më parë, në një sistem me standarde europiane të çertifikuara de facto nga misionet e inspektimit të qeverisë gjermane