Kryeministri Rama i “rremben” ministrit Bushati njeriun e tij me te afert

Një nga njerëzit e afërt të Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati ka marrë një detyrë tjetër të rëndësishme. Bëhet fjalë për Pirro Vengun, shefin e kabinetit në Ministrinë Punëve të Jashtme, i cili është larguar nga kjo detyrë dhe i është besuar një rol tjetër nga kryeministri Edi Rama. Mesohet se Vengu është emëruar drejtor i antikorrupsionit në Kryeministri. Pirro Vengu u bë i njohur për opinionin publik në 2015-ën pasi i erdhi një fletëthirrje nga Greqia për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak si shtetas me pasaporte greke. Kjo gjë shkaktoi edhe përplasje mes opozitës dhe maxhorancës. Atëherë në mbrojtje të tij, ministri Bushati deklaroi se Pirro Vengu është një nga punonjësit më të devotshëm të institucionit që drejton dhe u tregua i gatshëm të vendoste në dispozicion të gazetarëve CV-në e shefit të kabinetit të tij.