NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

ANALIZA – Kryeministri Rama është péndúar për Teatrin Kombëtar, do ta rindërtojë por jo aty ku ishte…!

Ëndërroi 22 vite ta shémbte, në fund ia arriti dhe katër ditë pasi gódina e vjetër ra për tokë, Edi Rama u pèndúa!


Në një apólogji nga pándemia tek Teatri Kombëtar e anasjelltas, Edi Rama dha një “gjysmë lajmi” siç e cilësoi ai. “Kam reflektuar” tha dhe njoftoi idenë për rindërtimin e Teatrit Kombëtar sipas projektit të arkitektit italian, i cili po sipas kryeministrit nuk është “autori” i ndërtesës që u shémb në orët e para të mëngjesit të së dielës 17 maj 2020.

Rama dha pak detaje. Nuk do të jetë në vendin ku ishte, nuk do të jetë teatër dhe sipas gjasave, do të jetë një Qender Kulturore Fëmijësh. Kombëtare apo për Bashkinë e Tiranës, këtë nuk e shpjegoi.

Si duhet lexuar kjo pèndésë e shpejtë e kryeministrit?

Fillimisht, kërkon të zbúsë zémërimin e atyre që ishin kundër shèmbjes së ndërtesës. Edhe më radikalët reflektojnë ndërsa mësojnë se ndërtesa do të ringrihet, edhe pse jo si Teatër, aq më pak Kombëtar. Edhe pse mes tyre, mund të ketë edhe nga ata që e duan ndërtesën në këmbë vetëm nëse është Teatër Kombëtar.

Po atëherë pse e shémbi të dielën për të njoftuar të enjten rindërtimin e të njëjtit projekt?

Bibla tregon se Jezusi u ringjall ditën e tretë pasi ndërroi jetë në krýq dhe u vendos në një shpellë mesditën e një të premte, 2020 vite më parë. Kjo kremtohet nga besimtarët e krishterë me Pashkët, fuqi që Rama nuk e ka. Për jetën e njeriut jo e jo, por as për mure teatri. Më shumë është gjetje në prag edhe të nisjes së vitit të fundit të mandatit të dytë, në përgatitje për fushatë elektorale.

Diskursi politik, retorikat dhe analizat do të jetë më të pritura të zbúten pas këtij lajmi. Por ky është vetëm një këndvështrim. Shprehja e gatishmërisë për rindërtimin e teatrit Kombëtar edhe jo si teatër, ngre mjaft hije dyshimi për “Teatrin e ri Kombëtar”.

Problemi nuk paska qenë besueshmëria si ndërtesë e godinës, as edhe pamundësia për të funksionuar optimalisht si Teatër Kombëtar. “Lepuri fle” tek sheshi ku ndodhej godina. Aty duhet të vendoset një ndërtesë tjetër, zyrtarisht Teatër Kombëtar. Është thjeshtë kónsùmimi i një kapriçoje 22 vjeçari të kryeministri apo ndonjë aferë “punë kullash”, këtë duhet të presim ta mësojmë.

Në fund të stresit të krijuar nga pandemia, për shumë familje edhe ankth, Edi Rama talli paq b#thën me shqiptarët. U shèmbi një simbol kombëtar dhe u premtoi pas katër ditëve rindërtimin, por si një qendër kulturore fëmijësh!

E për ta mbyllur, në formë edhe ngúshëllìmi, çdo popull meriton Teatrin Kombëtar që ka! Apo është ndryshe…?! /Nga Blerti DELIJA/