Skip to content
5 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Kryesore
  • Opinione

“Kryeministri në Vermosh përuron banesat private”, denoncimi i gazetarit: Rama me helikopter, i gjithë shteti atje…

ShkodraWeb 2 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

2

Kryeministri që përuron banesat private! Rastësisht u gjenda në Vermosh këtë fundjavë. Fondi Shqiptar i Zhillimit përmes Agjencisë për Zhvillimin Ekonomik sapo kishte përfunduar rikontruksionin e dy ndërtesave të kohës së komunizmit duke i përshtatur si qendra në funksion të turizmit. Njëkohësisht, qendra e fshatit ishte shtruar me kalldremin tipik të fshatrave malor. Një punë e mirë, por kaq. Një investim i vogël, nga ato që duhet të bëhen çdo ditë me dhjetra në një vend, qoftë ky dhe i varfër.

Të dielën që në mëngjes, i gjithë Vermoshi dukej në shtetrrethim. Forcave të shumta të policisë, u shtoheshin me dhjetra automjete të nëpunësve të shtetit. Ministra, zyrtarë ministrish, deputetë, nëpunësit e Bashkisë dhe ata të kryeministrisë, kishin zaptuar gjithë fshatin. Me qindra. Ndërkohë rreth orës 11, në qiell filloi të kumbonte zhurma e një helikopteri. Brenda pak minutash në Vermosh u ul kryeministri.

Me dhjetra kamera xhironin ato 50 metra katrorë ku ishte kryer investimi. Kryeministri mbajti një fjalim të gjatë direkt dhe teksa fliste duartrokitej nga vartësit e tij të shumtë që kishte sjellë nga Tirana. Nga ana tjetër, funksionarët e tjerë të qeverisë shpjegonin nëpër intervista planet e mëdha të qeverisë për zonën dhe per turizmin. Ndoshta ndonjë nga ato intervista ka qenë e financuar edhe me para publike. Fundja vetëm Ministria e Bujqësisë ka fond të posaçëm 600 milionë lekë në vit, vetëm për të promovuar arritjet e qeverisë. Por kjo është një çështje tjetër.

Mua më pëlqen të bëj llogari. Fundja numrat janë e vetmja gjë që kemi më afër të vërtetës. Fillova të mendoj se sa mund të ishte kostoja totale e rikonstruksionit të dy godinave dhe 30 rrasave të gurit dhe sa mund të ishte kostoja e mobilizimit të gjithë shtetit në Vermosh. Nuk i kam shifrat e sakta, por kam shumë frikë se vetëm kostoja e karburantit të hëlikopterit, me të cilin fluturoi kryeministri nga Tirana në Vermosh, e tejkalonte gjithë investimin. Kjo është qeveria që kemi.

Doja ta xhiroja të gjithë atë teatër qesharak. Por nuk kisha mundësi se më kishte lënë bateria e telefonit. Në Vermosh dhe në Lëpushë shumicën e kohës nuk ka drita. Edhe atëherë kur ka, tensioni është në rastin më të mirë 130 volt. Duke parë ceremoninë e madhe të show- t, një nga punonjësit e bujtinës, ku po qëndroja, nisi të fliste me inat.

“Në vend të shtrojnë një kabull për dritat, sjellin gjithë shtetin këtu për 30 rrasa guri”, mermeriti. Nisa të qesh. Por marrëzia nuk ishte e thënë të mbaronte me aq.

Pak metra tutje qendrës së Vermoshit, 4 qytetarë kishin ndërtuar banesat e tyre private. Ishin disa shtëpi të vogla, por të hijshme, tipike për fshatrat turistike malore. Të katër këta qytetarë, u dekoruan nga kryeministri sepse kishim ndërtuar nga nje shtepi. Motivin e dekoratës nuk e mora vesh.

Por jetojmë në kohë të çuditshme. Qeveri që dekorojnë njerëzit se ndertojnë banesa. Kush do ta kishte menduar. Ndërkohë mendimet mi nderpreu një zhurmë e fortë. Ishte gjeneratori i bujtinës që u ndez. Qeveria e kishte përfunduar show- n. Dritat në Vermosh u fikën sërish. /Nga Klodian TOMORI, gazetar/

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: “Mësimi online u vendos në minutat e fundit”, reagon LSI Shkodër: Në shumë zona zhvillimi i tij i pamundur…
LAJM PAS: “Shqipëria në Europë ose në Gropë”, presidenti Meta përcakton: 25 prilli referendum me dy alternativa…

TË FUNDIT

“Kanë dëshirën për jetë, për çdo gjë të bukur”, Benet Beci pjesë e festës me vajza e gra të angazhuara në Shkodër
  • Kryesore

“Kanë dëshirën për jetë, për çdo gjë të bukur”, Benet Beci pjesë e festës me vajza e gra të angazhuara në Shkodër

11 mins ago
BBVIP – “Robi veç kur nuk i ka ja din vlerën”, Luizi nis ditën duke kujtuar babain që nuk jeton: Sa të dal prej këtu du me shku te vorret
  • Kryesore

BBVIP – “Robi veç kur nuk i ka ja din vlerën”, Luizi nis ditën duke kujtuar babain që nuk jeton: Sa të dal prej këtu du me shku te vorret

1 hour ago
“Rinia është burim frymëzimi dhe energjie pozitive”, kryebashkiaku Spahia takim me të rinj, mysafir në Shkodër
  • Kryesore

“Rinia është burim frymëzimi dhe energjie pozitive”, kryebashkiaku Spahia takim me të rinj, mysafir në Shkodër

1 hour ago

TË FUNDIT

  • “Kanë dëshirën për jetë, për çdo gjë të bukur”, Benet Beci pjesë e festës me vajza e gra të angazhuara në Shkodër
  • BBVIP – “Robi veç kur nuk i ka ja din vlerën”, Luizi nis ditën duke kujtuar babain që nuk jeton: Sa të dal prej këtu du me shku te vorret
  • “Rinia është burim frymëzimi dhe energjie pozitive”, kryebashkiaku Spahia takim me të rinj, mysafir në Shkodër
  • “Këto festat tuaja kush i paguan”, Greta Bardeli reagon pas festës së PS- së: Po ia çojmë prokurorisë të hetojë se kush e ka paguar
  • NGA ELONA CASLLI – Dea Mishel, e vërteta që nuk duam të shohim dhe ta pranojmë….
  • BBVIP – Tjetër protestë para Top Channel, gjithçka lidhet me eliminimin e papritur të Efit, ja çfarë dyshohet…

TË FUNDIT

“Kanë dëshirën për jetë, për çdo gjë të bukur”, Benet Beci pjesë e festës me vajza e gra të angazhuara në Shkodër
  • Kryesore

“Kanë dëshirën për jetë, për çdo gjë të bukur”, Benet Beci pjesë e festës me vajza e gra të angazhuara në Shkodër

11 mins ago
BBVIP – “Robi veç kur nuk i ka ja din vlerën”, Luizi nis ditën duke kujtuar babain që nuk jeton: Sa të dal prej këtu du me shku te vorret
  • Kryesore

BBVIP – “Robi veç kur nuk i ka ja din vlerën”, Luizi nis ditën duke kujtuar babain që nuk jeton: Sa të dal prej këtu du me shku te vorret

1 hour ago
“Rinia është burim frymëzimi dhe energjie pozitive”, kryebashkiaku Spahia takim me të rinj, mysafir në Shkodër
  • Kryesore

“Rinia është burim frymëzimi dhe energjie pozitive”, kryebashkiaku Spahia takim me të rinj, mysafir në Shkodër

1 hour ago
“Këto festat tuaja kush i paguan”, Greta Bardeli reagon pas festës së PS- së: Po ia çojmë prokurorisë të hetojë se kush e ka paguar
  • Kryesore

“Këto festat tuaja kush i paguan”, Greta Bardeli reagon pas festës së PS- së: Po ia çojmë prokurorisë të hetojë se kush e ka paguar

2 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.